Marrëdhëniet me Bullgarinë, Jotova: Miqësi dhe bashkëpunim midis dy vendeve

Ekzistojnë vetëm dy opsione që Bullgaria të japë dritë jeshile për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, me të cilat duhet të përfshihen kërkesat bullgare për respektim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim midis dy vendeve, deklaroi nën- presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova.

- Advertisment -

“Ose do të insistojmë në kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut të ketë kapitull përfundimtar dhe gjatë procesit të negociatave të ndjekim nëse respektohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë ose në të të përfshihen kërkesat bullgare për respektim të Marrëveshjes”, theksoi Jotova në deklaratë për Televizionin kombëtar bullgar.

Sipas Jotovës, e cila është anëtare e Partisë socialiste opozitare bullgare, kur u ngrit e gjithë çështja me Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk kishte asnjë shtet anëtar të BE-së që e mbështeti pozicionin bullgar, gjë që është për të ardhur keq, kështu që Bullgaria humbi kohë gati një vit për t’ua shpjeguar pozicionin e saj partnerëve evropianë dhe t’i fitojë ata në anën e vet.

“Kemi pozicion të fortë dhe konsensual me institucionet evropiane në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi pozicion të përbashkët kornizë me qeverinë. Sidoqoftë, ekziston një lëshim që humbëm gati një vit për t’ua shpjeguar pozicionin partnerëve tanë evropianë dhe për t’i fituar ata në anën tonë”, theksoi Jotova.

LEXO EDHE:

Back to top button