Marrëveshja Kosovë-Serbi, Vuçiq informon qeverinë për propozimin

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Vuçiq informon qeverinë për propozimin

Orë dramatike në Beograd, ku sipas mediave lokale, negociatat e vështira për Kosovën po detyrojnë presidentin Aleksander Vuçiq të konsiderojë edhe dorëheqjen. Presidenti serb Vuçiq informon sot kabinetin qeveritar lidhur me bisedimet e zhvilluara me delegacionin e zyrtarëve të lartë të SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë ditën e premte. Takimin me ta, presidenti serb e përshkroi si një prej më të vështirëve për Serbinë, pasi siç tha, ka të bëjë më atë qe e pret vendin në të ardhmen. Numri 1 i Beogradit zhvilloi një takim me aleatët e ngushtë të partisë së tij, SNS mbrëmjen e së dielës, ku ka pasur mosmarrëveshje dhe thirrje për të refuzuar negociatat me SHBA dhe BE. Vuçiq kishte reaguar duke thënë se nëse dikush mendon se mund ta drejtojë vendin më mirë se ai, ishte i gatshëm të dorëhiqej dhe kishte braktisur takimin.

LEXO EDHE:

Back to top button