Marrëveshja me Behtel-Enka, është apo jo konfidenciale? Qeveria me tre qëndrime për dy ditë

Marrëveshja me Behtel-Enka, është apo jo konfidenciale? Qeveria me tre qëndrime për dy ditë

Gazetar: Mefail Ismaili

Pushteti sot doli me qëndrimin e tretë ndryshe për marrëveshjen me Behtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D. Derisa dje për zv/kryeministrin Artan Grubi marrëveshja ishte e klasifikuar, ndërsa deputeti i LSDM-së, Darko Kaeski deklaroi se do të publikohet së shpejti. Sot kryeministri Dimitar Kvaçevski tha se marrëveshja është pjesërisht e klasifikuar.

“Për shkak se dje kishte dy qëndrime të ndryshme, derisa nuk kishte përfunduar takimi i gazetarëve me zv/kryeministrin, kishte qëndrim tjetër se ja shumë shpejtë do të publikohet, për shkurtë kohë do të publikohet e kështu me radhë, sepse isha vet tek Kaeski, më pas tha se nuk do të publikohet sepse është marrëveshje e klasifikuar, ju lutem shkurt, kush me cilat urdhra punon, Ju me të Artan Grubit, ose Artan Grubi me urdhrat tuaja?” – pyeti Mefail Ismaili, gazetar.

“Kryetar i Qeverisë jam unë dhe nuk punohet me urdhra, por punohet në bazë të ligjit dhe kushtetutës në shtet…Në marrëveshje, si në çdo marrëveshje tjetër, ka nivel të besueshmërisë, duke pasur parasysh se ka kompani të cilat në marrëveshje theksojnë elemente se në cilën mënyrë punojnë, prodhojnë e kështu me radhë, e të cilët normalisht si në çdo marrëveshje dypalëshe nuk dëshirojnë që ata sekrete pune të jenë të qasshme për opinionin më të gjerë, megjithatë nuk do të thotë se ata marrëveshje sekrete nuk janë të qasshme për ata që kanë të dejtë ta kenë në pajtueshmëri me procedurat e shtetit”, u përgjigj Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE, deputetja Eli Panova thotë se pushteti mundohet të fsheh kontratën, në të cilin Grubi dhe Kovaçevski kanë nënshkruar marrëveshje me kushte për të cilat nuk kanë kompetenca.

“Ata nënshkruan marrëveshje dhe tani po e fshehin nën vellon e një sekreti biznesi, duke e mbajtur larg syrit të publikut. Dhe parashtrohet pyetja, çfarë fshehin Kovaçevski dhe Grubi dhe çfarë nuk guxojnë që të shohin qytetarët? Sipas dokumenteve të bëra publike, Qeveria do të duhet të paguajë 53 milionë euro si gjoba për mosmundësimin e 60-orëve punë në javë, brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i kontratës mes Qeverisë dhe Bechtel dhe Enka. Gjithashtu, çdo muaj Qeveria do të duhet të paguajë mbi 2.1 milionë euro më shumë në emër të gjobave, derisa të zgjasë realizimi”, tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, theksoi se shteti nuk do të paguaj asnjë gjobë edhe nëse mbetet ligji i njëjtë, me të cilin nuk mundësohet 60 orë punë në javë, realizimi i projektit do të zgjasë më shumë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button