Marrëveshja për dokumentet Kosovë-Serbi, vjen reagimi i Lajçakut

Marrëveshja për dokumentet Kosovë-Serbi, vjen reagimi i Lajçakut

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postim në Twitter ka falënderuar emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për angazhimin e fuqishëm në mbështetje të procesit të dialogut.

“Falënderoj Escobar dhe diplomacinë e SHBA-së për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.

Ai ka thënë se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

“Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, ka shtuar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button