Marrëveshja Zaev-Gashi rritë numrin e ministrive

Gazetar: Adrian Kerimi

Pasi Alternativa i mori BDI-së ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, integristët si kompensim do të marrim ministrinë e Bujqësisë, shkruan Alsat.

Artan Grubi thotë se akoma është herët të flitet nëse do të ketë ndryshime tjera të resorëve. Nuk dihet as për kompenzimin e MEPSO-s me ndonjë drejtori të nivelit qendror.

“Ne kemi heq dorën nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë por kemi marr Ministrinë e Bujqësisë e cila është shumë e madhe dhe shumë me rëndësi për ne për shkak se projektet të cilat i kemi paraparë në programit tonë zgjedhor i kemi pikërisht në Bujqësi dhe ishin të bllokuara deri sot, ndërsa tani e tutje mund të zbatohen nga një kuadër i BDI-së”, thotë Artan Grubi, BDI

Jo zyrtarisht flitet se BDI mund të heqë dorë edhe nga Financat, ndërsa Ministria e Jashtme dhe ajo për Sistem Politik mbetet akoma temë brenda partiake. Nga ana tjetër Qeveria akoma nuk ka vendim konkret për ministritë e reja që duhet t’i formojë, përkatësisht t’i kthen në funksion pas abrogimit që i bëri vitin e kaluar.

Ajo që dihet deri tani është se ministria pa resor për diasporën do t’i takon Alternativës. Për themelimin e tyre nevojiten ndryshime në Ligjin për Qeveri i cili paraqet ligj sistematik. Plotësimi i këtij ligji kërkon 2/3 e votave. Alsat nga burime brenda Qeverisë mëson se organi ekzekutiv nuk do të kërkojë ndryshime ligjore, por me vendim të brendshëm formal të do të cakton ministër pa resorë, ndërsa më pas do të angazhohen për detyrime të caktuara.
“Kur të konfirmohet të gjitha hollësitë rreth zgjidhjeve kadrovike të Qeverisë së zgjeruar, opinioni do të njoftohet në kohë për veprimet e mëtejmë”, thonë nga Qeveria.

Me marrëveshjen Zaev-Gashi, LSDM-ja humb resorin e Shëndetësisë. Pa përfshi resorët që mund t’i takojnë partive më të vogla në koalicion me LSDM-në, kabineti qeveritar ndahet si vijon:

LSDM-ja 7 ministri dhe 3 zëvendëskryeministra
BDI-ja 6 ministri përfshi një zëvendëskryeministër
Alternativa- 3 ministri
PLD-ja 1 ministri

Pozicionet e LSDM-së mund të dobësohet akoma në rast se partitë më të vogla brenda koalicionit parazgjedhor kërkojnë resorë. Jo zyrtarisht në LSDM të negociueshme janë Ministria e Arsimit dhe Kulturës si resorë që mund t’i takojnë njërit nga partnerët parazgjedhor të LSDM-së. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button