Marrota i përgjigjet Lukaku-t: Nuk ka guxim të tregojë gjëra të caktuara

Nëse flas unë, atëherë do të tronditen të gjithë… Kështu deklaroi sulmuesi belg i Romës, Romelu Lukaku, ku u pyet pikërisht për transferimin e dështuar te Interi gjatë merkatos së verës, duke paralajmëruar se do të tregojë të vërtetën në një moment të dytë.
Por kjo nuk shqetëson aspak zikaltrit, të cilët përgjigjen nëpërmjet administratorit Xhiuzepe Marotta, me këtë të fundit, që tha se mes belgut dhe Ikardit, preferon ish-kapitenin, për mënyrën si shkuan gjërat.
“Lukaku është i lirë të flasë, por nuk besoj se do të ketë guxim të tregojë gjëra të caktuara. Janë gjëra që ndodhin në futboll, por kur ke ndërtuar një marrëdhënie besimi dhe mirënjohjeje, zhgënjehesh dhe madje kalon edhe në urrejtje. Mes Lukakut dhe Icardit, zgjedh argjentinasin, për mënyrën se si shkuan gjërat”, u shpreh Marota.
Administratori i Deleguar i zikaltërve rrëfen edhe kontaktin e parë me Interin, fill pasi kishte njoftuar largimin nga Juventusi.
“Të nesërmen e njoftimit zyrtar për largimin tim nga Juventusi, më shkroi presidenti Zhang. Në fillim mu duk si shaka dhe kontaktova Urbano Cairon e Torinos, për të konfirmuar nëse ishte vërtetë numri i Zhang. Më pas nisi një raport mjaft i mirë mes të dyve, që më stimulon maksimalisht për të bërë më të mirën”, tha Marotta. /Supersport/