Marrota: Simone Inzagi mbetet te Interi me 100 për qind

Simone Inzaghi do të jetë sërish trajner i Interit sezonin e ardhshëm. Konfirmimi vjen direkt nga goja e Marotta-s, drejtorit menaxhues të zikaltërve, i cili ka folur për mikrofonat e “Rai Italia”.

“Këtë vit nuk kemi menduar as për një sekond të zëvendësojmë Inzagin. Ai arriti të forcojë pozicionin e tij falë edhe paraqitjeve të ekipit që janë rezultat i drejtimit të tij teknik. Konfirmimi i tij, shprehet në përqindje dhe është 100%. Ai është dhe do të jetë trajneri ynë sërish vitin e ardhshëm”, është shprehur Marota.

 

Pas dënimit të Juventus me heqje të 10-të pikëve nga renditja, reegaoi edhe Marotta, një ish i klubit bardhezi.

 

“Preferoj të mos flas, është një histori komplekse, nuk do të hyj në merita. Finalja e Kupës së Italisë? Kjo finale është sigurisht një burim krenarie për ekipin, për trajnerin dhe për të gjithë klubin. Është e qartë se ne do të përballojmë këtë ndeshje me motivim të madh”, është shprehur Marotta.

LEXO EDHE:

Back to top button