Marrota: Ne dhe Milani arkëtojmë rreth 80 milionë euro!

Stadiumi i ri do t’i lejojë Interit dhe Milanit të rrisin ndjeshëm të ardhurat. Këtë e theksoi presidenti i zikaltërve, Xhiusepe Marotta, në një intervistë për DAZN.

 

“Patjetër po. Në Itali kemi pasur një periudhë ngecjeje, që na ka çuar në fund për sa i përket infrastrukturës. Në Europë janë ndërtuar ose rinovuar 250 stadiume në 20 vitet e fundit, ndërsa në Itali vetëm 6. Stadiumi është zemra e klubit dhe një aset kryesor që rrit të ardhurat”.

 

Marotta krahasoi shifrat

 

“Ne dhe Milani arkëtojmë rreth 80 milionë euro, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona 250–300 milionë, me objektivin e ‘Los Blancos’ për të kaluar 500 milionë. Ne synojmë më shumë se dyfishimin e të ardhurave nga ‘matchday’ dhe aktivitetet javore”.

 

Për merkaton

 

“Sot bilancet ekonomike janë thelbësore. Do të duhet largpamësi, fantazi, kreativitet dhe kompetencë, më shumë se financime nga pronarët”.

LEXO EDHE:

Back to top button