Marrota shpalos planet e Interit për merkaton

Drejtori menaxhues i Interit, Xhuzepe Marota lajmëroi ‘hitet’ e reja të merkatos.

 

 

“Mkhitaryan do të zyrtarizohet në ditët në vijim, Onana tashmë ka ardhur. Sot nuk do të ketë asnjë njoftim për Lukakun, ne duhet ta ndërtojmë ekipin duke respektuar qëndrueshmërinë financiare.

Ne jemi “zhytur me kokë” tek ai dhe Dibala, por nuk është vetëm lojtari që ka rëndësi. Lautaro është i domosdoshëm për qëllimet tona. Në mbrojtje jemi të detyruar të veprojmë, e gjithë vëmendja jonë i kushtohet Bremerit. Mkhitaryan do të zyrtarizohet javën e ardhshme, Onana tashmë ka ardhur,” tha Xhuzepe Marrota për “Radio Rai’.

 

Drejtori zikaltër vazhdoi duke potencuar se janë kryer vetëm një pjesë e angazhimeve.

 

“Nuk mendoj se sot është dita e njoftimeve, por ne po punojmë shumë për të arritur në përfundime pozitive nga negociatat në vazhdim. Gleison Bremer? Sigurisht që do të bëjmë gjithçka për të mbajtur mbrojtësit tanë. Mund të them se ai është një qendërmbrojtës i klasit botëror. Vëmendja jonë është sigurisht e gjallë karshi brazilianite,” tha mes tjerash Marota.

 

Më pas, Marotta iu rikthye duke folur për Lukakun.

 

 

“Pista është e realizueshme, nuk fshihem, por duhet ta përcaktojmë mirë. Me Piero Ausilio po përpiqemi të ndërtojmë Interin më të mirë të mundshëm, por në përputhje të plotë me parametrat ekonomiko-financiarë që jemi të imponuar. Kemi planin tonë të biznesit për të mbyllur fushatën tonë të transferimeve dhe për të ulur koston e pagave.

 

Lautaro Martinez? E përsëris, ne po përpiqemi të ndërtojmë një ekip të fortë dhe, në këtë kuptim, ai është i domosdoshëm,” tha në fund drejtori i Interit.

LEXO EDHE:

Back to top button