Marseja nxjerr dy futbollistë në merkaton e verës

Mateo Guendouzi dhe Dimitri Pajet duken gjithmonë e më larg Marsejës. Lajmi bëhet i ditur nga mediet franceze që raportojnë për një vendim të klubit, por gjithashtu të ndikuar edhe nga trajneri kroat, Igor Tudor.

Sa i përket Guendouzi-t, e ardhmja e tij tashmë duket se është vendosur, me presidentin Longoria që kërkon të përfitojë sa më shumë nga transferimi i tij dhe 24-vjeçar pritet të largohet gjatë merkatos së verës.

Dimitri Pajet, tashmë 36 vjeç dhe me pak minuta në këmbë gjatë sezonit pritet gjithashtu të largohet nga skuadra. Kontrata e numrit 10 skadon në verën e vitit 2024, por krisja në javën e fundit me Tudor e ka vendosur atë në listën e të padëshiruarve.

LEXO EDHE:

Back to top button