Marseja si Reali kundër arbitrimit, kanoset me largim nga Ligue 1

Gjiganti francez, Olimpik Marsejë pësoi një humbje bindëse nga Okesiri në Ligue 1. Por kjo humbje duket se ka nevrikosur trajnerin De Zerbi, si dhe drejtuesit e skuadrës, të cilët thonë se u dëmtuan nga referimi skandaloz në këtë ndeshje, me lojtarin e Marsejës, Kornelius që u ndëshkua me karton të kuq.

Madje italiani, kishte thënë se nuk do të menaxhonte kurrë në Francë, për shkak të kësaj gjëje. Të njëjtën gjë është duke bërë edhe Real Madridi në La Liga, të cilët kanë akuzuar referët për “dëmtim ndaj tyre”, pas asaj ndeshje ndaj Osasunës. Marseja kishte shprehur shqetësime për emërimin e Stinat për përplasjen e tyre me Okserin. Pas ndeshjes, presidenti i klubit Longoria u citua të thoshte nga “La Provence” .

“Gjithçka është organizuar. Është planifikuar, është e manipuluar. Ka një penallti për Merlinin, katër arbitra evropianë më kanë thënë me mesazh, dhe gjëja më skandaloze është kartoni i kuq për Kornelius. Nëse Superliga vjen të na shohë, ne do të shkojmë menjëherë”, u shpreh presidenti i Marsejës.

Marseja u mposht nga Okseri me rezultat 3-0 dhe mbetet në pozitën e 2-të në tabelë, ku tashmë janë 13 pikë larg liderit, PSZH-së./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button