Marselo me shokët e Fluminenses, kapin finalen e Botërorit të Klubeve

Pritej një fitore e madhe e kampionëve të Kopa Libertadores dhe ajo erdhi. “Tri kolorët” e Fluminenses triumfuan në “King Abdullah Sports City” të Xhedahut, ndaj “Faraonëve” egjiptianë të Al-Ahly, në gjysmë-finalen e Botërorit të Klubeve, me edicionin e vitit 2023, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Skuadrës së Marselos e Felipe Melo i mjaftuan dy gola në pjesën e dytë, fillimisht nga anësori i sulmit, Xhon Arias, në minutën e 71’-të të sfidës dhe më pas nga “fantazisti” i mesfushës Xhon Kenedi, në minutën e 90’-të, për t’i çuar fituesit e Kopa Libertadores, në finalen e madhe të këtij kompeticioni.
Tashmë, “gjigantët” e futbollit brazlian do të presin fituesin e sfidës, Urava-Man. Siti, me “qytetarët” e Pep Guardiola-s, që shihen haptazi si favoritë për fitimin e këtij trofeu, me finalen e madhe, që do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes, në “King Adbullah Sports City”.