VIDEO / Marshand, tejkalon rekordin e fundit të Majkëll Fellpsit

Francezi Leon Marshand, vetëm 21 vjeç, ka regjistruar kohën më të shpejtë në histori në 400 metra, stil i përzier, duke e ulur me më shumë se një sekondë kohën e legjendës së notit, amerikanit Majkëll Fellps.
Marshand tejkaloi edhe rekordin e fundit të amerikanit Fellps, të vendosur në Lojërat Olimpike të Pekinit, në 2008, me kohë 4 minuta, 3ekonda e 84 të qindta. Në Botërorin e Fukuokas, në Japoni, Marshand notoi 400 metra për 4 minuta e 2 sekonda e 5 të qindta.
Vet Majkëll Fellps, fitues i 28 medaljeve olimpike gjatë gjithë karrierës së tij, 23 prej të cilave të arta, ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të medaljes së artë francezit, duke e përgëzuar për këtë arritje.
León Marchand 🇫🇷 rompió un récord de Michael Phelps 🇺🇸 y se quedó con la medalla dorada 🥇 en los 400 estilos. Lo consiguió con un tiempo de 4:02.50. El estadounidense lo había logrado en 4:03.84. La marca había permanecido vigente durante 21 años. pic.twitter.com/cTra3opmp1
— VarskySports (@VarskySports) July 23, 2023