Martinez: Dua të mbyll vitin me titullin e Ligës së Kampionëve

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez ishte protagonist i triumfit të Interit në Kupën e Italisë, me dy golat e shënuara në fitoren 2-1 që zikaltërit arritën ndaj Fiorentina. Ai u shpall edhe “MVP” i finales.

“Jam shumë i emocionuar dhe i kënaqur për këtë sukses. U bënë disa sezone që po sjellim trofe në këtë klub të madh dhe jam i gëzuar për gjithë këto rezultate”, deklaroi argjentinasi Martinez

 

“Këtë herë dy golat që realizova ishin të rëndësishëm, pasi na dhanë fitoren dhe në këtë sport kjo është e rëndësishme. Ndeshja nisi keq për ne në 15 minutat e para, por më pas rikuperuam dhe realizuam ndeshjen që dëshironim”, tha Lautaro.

 

Në fund, argjentinasi shprehet edhe për finalen e Stambollit, ku Inter do të luajë ndaj Man. Sitit.

 

“E kam nisur këtë sezon me trofe, e kam vijuar me Kupën e Botës dhe dua ta mbyll me një tjetër trofe, me kupën e Ligës së Kampionëve. Dëshiroj të fitoj sërish”, tha Lautaro Martinez.

LEXO EDHE:

Back to top button