Martinez: Kam hedhur “rrënjë” në Milano, s’kam pse të largohem

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez tha shumë gjëra për Seria A dhe Ligën e Kampionëbe.

 

“Unë nuk zgjedh. Dua të shkoj deri në fund në çdo garë, siç kemi bërë vitet e fundit. Jemi në një udhëtim të jashtëzakonshëm që i ka sjellë Interit trofe dhe lumturi. Të luash dy finale të Ligës së Kampioneve në tre vjet nuk është e garantuar,” tha fillimisht Martinez.

 

Hidhërimi i finales së Mynihut ka kaluar.

 

“Po, humbjet edhe nëse të dhembin shumë, të bëjnë të rritesh. Zemërohem shumë kur humbas, por duhet të marrësh në konsideratë edhe aftësitë e kundërshtarit. Sidoqoftë, kemi filluar përsëri. Ndoshta disa rezultate nuk ishin pozitive, por duhet pak kohë. Kemi një trajner të ri, Kristian Kivu, i cili po na jep shumë energji. Nga jashtë, mund të mos jetë e dukshme, por e dimë që po përmirësohemi ditë pas dite,” vazhdoi sulmuesi argjentinas.

 

Një koment i fundit mbi marrëdhënien e tij me zikaltërit dhe dëshirën e tij për të qëndruar në Milano.

 

 “Sigurisht. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu, kemi hedhur rrënjë në Milano. Sapo nënshkrova një kontratë të re, kështu që nuk kam arsye të largohem,” tha në fund Lautaro.

LEXO EDHE:

Back to top button