Masa e Qeverisë për kufizimin e marzhës së 73 produkteve nuk vërehet në raftet e dyqaneve

Masa e Qeverisë për kufizimin e marzhës së 73 produkteve nuk vërehet në raftet e dyqaneve

Gazetare: Linda Ebibi

Masa e Qeverisë për kufizimin e marzhës për produktet ushqimore nuk ka prekur çmimet e 73 produkteve në kuadër të shportës vjeshtore. Ekipi i TV ALSAT vizitoi disa markete ku pa nga afër se vendimi i qeverisë nuk është respektuar. Mbishkrimi “më pak kosto, më shumë për ju” nuk ishte vendosur askund. Kryeministri Hrsitijan Micksoki siguron  se çdo kush që shkel vendimin dhe nuk e zbaton atë do të sanksionohet.

“Pres që ajo që është rënë dakord të respektohet. Masa duhet të fillojë sot, pres ulje minimalisht prej 10 për qind. Kjo masë do të zgjasë deri në fund të muajit tetor. Në periudhën që vjen do të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë listë varësisht nga nevojat e qytetarëve. 07: 31 Absolutisht secili që sillet në mënyrë jo morale dhe joetike do të sanksionohet”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Se nuk kanë ndryshuar çmimet e produkteve e kishin vërejtur edhe qytetarët.

“Nuk pashë që ka çmime më të ulëta. P.sh buka, 43 ishte dje edhe sot është 43. Nuk ka ndonjë dallim. Nuk besoj se do të ndryshojnë, është vështirë. Mund të rriten çmimet, por të bien është problem”, tha një qytetar.

“Nuk ka, çmimet janë të njëjtat. Janë të larta për këtë standard. Nuk më del asgjë, për barna për fatura, nuk mund të dalë në fund të muajit. Vështirë është për ne nuk ke të blesh tableta, për ushqim për gjithçka”, u shpreh një qytetare.

“Jo, nuk kishte asgjë, vetëm dy tre denarë. Përsëri janë të larta përskaj asaj sa kemi para. Nuk jemi të kënaqur, duhet të ketë paga më të larta që popullit të ketë të haj bukë. Produktet bazë nuk paguhen. Në bazë të standardit tonë janë shumë të larta, duhet të jenë më tu ulëta që të mund ta kalojnë muajin”, shtoi një qytetare.

Shporta minimale për një familje katëantarëshe për muajin shtator ka kaluar mbi 1 mijë euro, përkatësisht 61.306 denarë, duke shënuar rritje për 107 denarë krahasuar me muajin gusht. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button