Masa ekstreme në Paris, 5.400 agjentë në terren dhe mbyllen bizneset

Vëmendja mbrëmjen e së shtunës do të jetë e gjitha në Munih, ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve mes PSZH-së dhe Interit. Por edhe në Francë marrin masat për të kaluar një mbrëmje të qetë, cilido qoftë rezultati.

Siguria e Parisit para, gjatë dhe pas finales së Ligës së Kampionëve është prioriteti kryesor. Rreth 5,400 oficerë policie do të vendosen në kryeqytetin francez të shtunën në mbrëmje, sipas deklaratës së dhënë nga Laurent Nunez, kreu i policisë së Parisit. Ky është pothuajse dyfishi i numrit të oficerëve të vendosur për gjysmëfinalen kundër Arsenalit.

“Një pjesë e madhe e mobilizimit do të zhvillohet në Shamps-Elise dhe rreth “Parku i Përincërve”, tha Laurent Nunez për gazetën “Le Parisien”.

Përdorimi dhe transporti i alkoolit do të ndalohet të shtunën, si dhe fishekzjarrët. Trafiku do të mbyllet në Shamps-Elise nga ora 18:00 dhe të gjitha bizneset në zonë do të qëndrojnë të mbyllura të shtunën deri në mesnatën e së hënës.

 

“Nuk duam që bizneset të qëndrojnë të hapura dhe popullata të përplaset me individë që besojmë se mund të shkaktojnë trazira publike, të dëmtojnë dyqanet ose të sulmojnë policinë”, shpjegoi shefi i policisë së Parisit.

 

“Nuk duam të përsëriten ngjarjet e gushtit 2020, pas disfatës në finale. Rezultati i mbrëmjes ishte 11 biznese të grabitura, 17 të dëmtuara dhe 45 kosha plehrash dhe makina të djegura”, tha Bubez. Në rast fitoreje, një paradë e PSZH-së është planifikuar të dielën në Champs-Élysées./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button