Masakra në Bucha të Ukrainës, kriminologët përshkruajnë atë që panë në qytet

Masakra në Bucha të Ukrainës, kriminologët përshkruajnë atë që panë në qytet

Në fillim të prillit, forcat ruse u tërhoqën nga Bucha dhe zbuluan një masakër të civilëve që kishte ndodhur nën pushtimin e tyre.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 1,300 trupa janë nxjerrë nga qyteti dhe zonat përreth, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe kriminologët tani kanë folur me transmetuesin e lajmeve Current Time TV për atë që panë në qytet, shkruan Sky News.

Njëri tha se kishte parë burra, gra dhe fëmijë në një varr masiv prej 117 vetash.

Trupat kishin “shenja të vdekjes së dhunshme”, citohet të ketë thënë ai.

Në një ndërtesë pesë-katëshe, ai tha se çdo apartament i ishte prishur dera dhe madje edhe “gjëra të vogla” ishin vjedhur.

Një tjetër përshkroi ndikimin e granatimeve me mortaja në Irpin aty pranë.

Ai tha se në një park të njohur është gjetur një kryq ku mbi të ishte shkruar “një familje”.

Në varr ishin trupat e një burri, gruaje, fëmije dhe një qeni të vogël.

LEXO EDHE:

Back to top button