Masat e reja antiCOVID kanë ulur ndjeshëm numrin e klientëve në objektet gastronomike

Masat e reja kufizuese të Qeverisë kanë boshatisur objektet  gastronomike në Strugë. Nëse deri dje kërkohej tavolinë më tepër, prej sot kërkohen më shumë njerëz. Thonë se masa duhet të ishte zgjatur të paktën deri në fund të sezonit turistik. Në mungesë të sigurisë, këtë rol e bëjnë pronarët ose nga punonjësit. Ata shprehen se kjo masë do të ndikojë drejtpërdrejt në ekzistencën e objekteve të tilla ose të ngjashme.

https://www.youtube.com/watch?v=uoP5eNTP11s

 “Por për fat të keq nuk kemi kë të kontrollojmë. Mund të shihni, nga 10-15 tavolin, janë yënë një tavolinë ose dy tavolina. Është e frikshme. Sot është bosh. Kemi situatë si të prerë me thikë. Papritmas ndodh që nuk kemi njerëz. Është e pamundur që këto biznese të mbijetojnë në këso rrethana. Ne në Maqedoni bëmë ndoshta 5000 dasma në muaj. Tani, papritmas, nga sot, 5-10 persona të pavaksinuar nuk mund të hyjnë në objekt”- deklaroi Boro Simjanovski- gastronom.

“Ky është vendim i nxituar. Vendimet i sjellin me shpejtësinë e dritës. Pasi hyri në fuqi vendimi, e ndjemë se puna është zvogëluar në mënyrë drastike. Edhe ashtu ishte e ulët, tani do të krijohet problem shtesë. Kjo do të ketë ndikim shumë negativ në ekonomi, pasi shumë familje ushqehen nga gastronomët. Por nëse vazhdon me këtë ritëm, ne do të detyrohemi t’ia vendosim çelësin derës.”– pohoi Ilker Gavaz-gastronom.

Masa i kapi gastronomët të papërgatitur. Pothuajse në asnjë strukturë nuk ishte theksua se pranohen vetëm qytetarët e vaksinuar.

Numri i të infektuarve në qendrat tona më të mëdha turistike po rritet. Në Ohër numri i të shtruarve në spital është 21 pacientë, ndërsa në Strugë 24. Ka akoma turistë në të dy qytetet, ndërsa këtu janë edhe një pjesë e mërgimtarëve që erdhën më vonë.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button