Masat e sigurisë / Të gjitha rrugët drejt stadiumit “Fadil Vokrri” janë të bllokuara

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri tek fillimi i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” vazhdojnë të jenë të bllokuara për qarkullim të automjeteve.
Niveli i sigurisë për këtë ndeshje është rritur dhe policia e Kosovës ka bllokuar të gjitha hyrjet që çojnë për tek stadiumi. Nga pamjet shihet se hyrja nga Kafet e Vogla, ajo tek Neë Born dhe Sheshi 21 mbeten të mbyllura.
Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Izraeli nis nga ora 20:45./Lajmi.net/