MASH shpallë konkursin për dhënien e bursave për vitin akademik 2022/2023

MASH shpallë konkursin për dhënien e bursave për vitin akademik 2022/2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme se sot janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave të shkollave të mesme për vitin akademik 2022-2023 të cilat mund ti shikoni në linkun e mëposhtëm. Në secilin nga konkurset përcaktohen kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit për të ushtruar të drejtën e përdorimit të bursës përkatëse.

Procedura e aplikimit për bursë është e digjitalizuar përmes portalit http://e- uslugi.mon.gov.mk , gjë që lehtëson dukshëm mënyrën e ushtrimit të së drejtës.

Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë një aplikim në letër (fletë regjistrimi) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërdrejt ose me postë -rekomandohet posta me faturë kthyese në adresë. Blv. “Shën Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup me referencë të saktë). Aplikimi zgjat deri më 13 nëntor 2022.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron mbështetje për aplikantët përmes Sektorit për standard të nxënësve dhe studentëve.

LEXO EDHE:

Back to top button