Masimiliano Alegri: Për ne kjo sfidë është si një finale
Liga e Kampionëve do të mësojë emrat e dy çerekfinalistëve të fundit, kur zhvillohen dy ndeshjet kthyese të 1/8 së finales. Pas Real Madridit, Liverpullit, Mançester Sitit, Bajernit, Atletiko Madridit dhe Benfikës, skuadrat e radhës që kërkojnë biletën për fazën tjetër janë Juventusi dhe Çellsi, që shihet si skuadra favorite përball Viljarealit dhe Lillës. Skuadra e Juventusit do të kërkojë fitore në Torino, përball spanjollëve të Viljarealit, pasi që takimi i parë u mbyll me barazim 1-1.
Masimiliano Allegri, trajneri i Juventusit
Është një përballje si finale në terrenin vendas, andaj pres një atmosferë pozitive. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe është më se e sigurtë se ne nuk do të mbrohemi. Alvaro Morata është në formë të mirë dhe për momentin edhe të tjerët janë në formë të mirë. Jemi një grup i fortë, por që ende asgjë nuk ka fituar. Andaj duhet të jemi ambicioz dhe kërkojmë që të shkojmë deri në fund të kësaj gare.
EMERI: JUVE ËSHTË FAVORIT, POR NE NUK DORËZOHEMI
“Ata janë favorit, mirëpo ne duhet të përgjigjemi me punë ekipore. Ne e dijmë se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Juventusi shumë herë ka fituar dhe shumë pak herë ka barazuar ose ka humbur. Ne jemi gati për këtë sfidë, edhe nëse ndeshja do të ketë kohë shtesë. Juventusi është një ndër kandidatët që mund të fitojë Ligën e Kampionëve, mirëpo ne do të mundohemi që të fitojmë dhe të kalojmë në çerekfinale.
Ndërkohë ndeshja thuajse e vendosur është ajo mes Lille-s dhe Çellsit. Londinezët shënuan fitore në takimin e parë me rezultatin 2:0 dhe tani kërkonë biletën e çerekfinale, në terrenin e skuadrës franceze. Të dy ndeshje do të nisin në orën 21:00.









