Mateus: Ter Stegen largohet nga Barcelona dhe e di se ku do të shkojë

Ish-mesfushori i Interit, Lotar Mateus, ka folur për situatën e Mark-André ter Stegen te Barcelona. Pas ardhjes së Joan Garcia nga Espanjolli dhe rinovimit të mundshëm të Shçeznit, situata për portierin gjerman komplikohet në prag të sezonit të ardhshëm.

“Duke qenë se Shçezni me shumë gjasa do ta rinovojë kontratën, pres që Ter Stegen të largohet nga Barcelona. Gallatasaraj do të ishte një nga opsionet, ka treguar ambicie duke marrë Sane dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Pastaj sezonin e ardhshëm do të jenë gjashtë klube angleze në Ligën e Kampionëve, por asnjëri prej tyre nuk ka një portier aq të fortë sa të thotë: Ne nuk kemi nevojë për Ter Stegen. Nuk e di cilat janë planet e Man. Sitit, por besoj se atje nuk janë shumë të kënaqur me Edersonin. Mendoj se Ter Stegen mund të jetë portieri i Man. Sitit për tri ose katër vitet e ardhshme”.

Në fund, një lloj “këshille e tërthortë” nga Mateus.

“Situata e Ter Stegen te Barcelona është e pakëndshme për të. Është kthyer në formë të shkëlqyer pas një dëmtimi të gjatë dhe, sidomos në Ligën e Kombëve kundër Francës tregoi se është ende portier i nivelit më të lartë, edhe në moshën 33-vjeçare. Por Joan Garcia, i marrë nga Espanjoli, është 9 vite më i ri. Ai është tashmë pjesë e kombëtares spanjolle dhe pritet të jetë portieri i së ardhmes për Spanjën,” tha në fund Mateus.

LEXO EDHE:

Back to top button