Matia Binotto: Nuk firmos për vendin e dytë

Matia Binoto, drejtori sportiv i Ferrarit, ka deklaruar se në garën e parë sezonale të Formula 1 që zhvillohet ditën e diel në Bahrein do të garojnë për fitore.

“Nuk firmos për vendin e dytë. Ambicja jonë është të konkurrojmë për fitoren në çdo garë. Nuk dua të them se garojmë për një rezultat të mirë, por për fitore”, tha Binotto.

 

Ai nuk fsheh ambicjet e “kokëkuqes”, teksa ka mbetur i kënaqur nga testet dimërore.

 

“Kemi kaluar disa sezone të vështira dhe kemi një grup të uritur për fitore. Do të shohim pas provave të para zyrtare ditën e premte se ku do të jemi edhe pse do të duhen 4-5 gara për të kuptuar gjendjen reale të çdo makine”, u shpreh Binotto.

 

“Testet ishin të mira dhe pamë që Red Bull ishte e shpejtë. Ndoshta ata do të jenë para nesh, por në garë do të duelojmë me ta dhe tashmë diferencat mes Red Bull e Mercedes nuk ekzistojnë më. Jemi në një pikënisje të mirë, por se në çfarë niveli është kjo do ta zbulojmë këtë fundjavë”, tha mes tjerash Binoto.

LEXO EDHE:

Back to top button