Maurisio Poketinjo, arrin marrëveshje me Çellsin

Ish-trajneri i Totenham Hotspur, Maurisio Poketinjo është afër emërimit të trajnerit të ardhshëm të Çellsit dhe është vendosur për një raund të fundit bisedimesh. ‘Blutë e Londrës’ vazhdojnë të kërkojnë një trajner të ri, pas shkarkimit të Graham Poter. Ata kanë vendosur në stol Frank Lampard si trajner të përkohshëm të tyre.

Sipas ‘raportimit të Fabrizio Romanos, Maurisio Poketinjo do të marrë drejtimin e Çellsit.  Të dyja palët shpresojnë për një marrëveshje të shpejtë pas bisedimeve pozitive gjatë javës së fundit. Poketinjo tashmë është duke rreshtuar stafin e tij te skuadra angleze.

Argjentinasi dëshiron të sjellë Hesus Perezin si ndihmës menaxher dhe shef kondicionimi, si dhe Miguel D’Agostinon.

LEXO EDHE:

Back to top button