Maurisio Poketinjo me fjalë të mëdha për Armando Brojën
Armando Broja është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave për rreth 10 muaj dhe ka filluar ngadalë të lë gjurmë te Çellsi. Pasi dy ndeshjeve ku luajti për disa minuta, Maurisio Poketinjo e inkuadroi titullar ndaj Fulham dhe Broja realizoi gol në fitoren e Çellsit 2-0 në udhëtim.
Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketinjo ka folur për Brojën edhe para përballjes me Barnlin, ku ka thënë se ylli shqiptar ka potencial të jashtëzakonshëm dhe të gjithë te klubi londinez i besojnë atij.
“Ne i besojmë shumë Brojës, ai ka potencial të jashtëzakonshëm. Ka të bëjë me mënyrën se si ai rikuperohet nga lëndimi i tij i rëndë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Broja është një lojtar shumë i talentuar. Ne i besojmë atij, prandaj ai luajti kundër Fulham. Tani atij i duhet kohë që të ndihet i kompletuar”, tha Poketinjo.
Barnli dhe Çellsi përballen të shtunën në Premier Ligë, në orën 16:00.