Maurisio Poketinjo refuzon Totenhamin…..për Real Madridin!

E përditshmja britanike “The Times”, ka zbuluar se trajneri argjentinas Maurisio Poketinjo ka refuzuar, të paktën për momentin, stolin e Totenhamit. Kjo, për shkak se për trajnerin 51-vjeçar është interesuar ekipi i Real Madrid. Në Spanjë mendojnë se Poketinjo është kandidati i duhur për të zëvendësuar trajnerin Karlo Ançeloti, që duket se do të largohet në fund të këtij sezoni. Për italianin përflitet një detyrë e re si trajneri i kombëtares së Brazilit.
Për të mos mbetur papritur pa trajner, drejtuesit e Real Madrid kanë kontaktuar Poketinjo, duke parë kushtet e tij. Një lëvizje që ka “zënë mat” skuadrën e Totenhamit, që thuajse kishte arritur një marrëveshje me argjentinasin.
Poketinjo do të zinte vendin e Antonio Konte-n, që pritet të shkarkohet brenda kësaj jave, pas polemikave me Spurs. Por tashmë situata ndërlikohet për ekipin londinez, pasi trajneri i tyre i preferuar është kandidati kryesor për stolin e Real Madrid.