“Maxhar Telekom”, ASH-ja përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme

Aleanca për Shqiptarët ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme e cila ditë më parë e rrëzoi si të pabazë padinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkë partiakut të tij Musa Xhaferi ndaj Sllobodan Kovaçevskit për rastin “Maxhar Telekom”. Sipas tyre, Ahmeti, Xhaferi dhe të tjerët nuk i shmangen dot drejtësisë amerikane.  “Gjykata në vend janë të politizuara, por kësaj radhe sharra ju ngeci në gozhdë sepse përballë kanë drejtësinë amerikane. Kësaj drejtësie nuk do të mund t’i ikni ndërsa përveç politikanëve të korruptuar së shpejti përgjegjësi do të mbajnë edhe ata gjykatës dhe prokurorë që kanë zvarritur, fshehur dhe amnistuar krimet e tyre”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

LEXO EDHE:

Back to top button