Kilian Mbape ka arritur një tjetër shifër të rëndësishme me Real Madridin: 50 gola pas vetëm 64 ndeshjesh, pak më shumë se një vit nga ardhja e tij. Francezi e nisi sezonin e ri në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e para.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku kishte pasiguri te penalltitë (humbi dy të tilla ndaj Atletik Bilbao dhe Liverpulli), këtë sezon Mbape është shndërruar në ekzekutuesin e parë absolut, me Çabi Alonson që i ka dhënë besim të plotë. Kapiteni i Francës i ka realizuar të tria penalltitë e para: ndaj Osasunës në La Liga, dhe dy herë kundër Olimpik Marsejës në Ligën e Kampionëve.
Krahasimi me idhullin e tij, Kristiano Ronaldon, është i pashmangshëm. Portugezi arriti 50 gola në vetëm 54 ndeshje me fanellën e bardhë, në sezonin e dytë shënoi 9 penallti pa gabuar. Deri tani, Mbape ka realizuar 10 nga 13 penalltitë e tij me Realin (77%), ndërsa Kristiano shënoi 79 nga 92 (85.8%).








