Mbape: Ideja mbetet e njëjtë, të fitojmë Evropianin e ardhshëm

Erdhi një fitore në momentin më të mirë të mundshëm. “Pancerat” e Julian Nagelsmann hodhën pas krahëve humbjet ndaj Austrisë e Turqisë, teksa mbrëmjen së shtunës “përulën” në “fortesën” e Lionit, “Parc Olympique Lyonais”, nënkampionët e botës, Francën, me rezultatin e pastër, 0 me 2, duke lumturuar jo pak tifozët e “Die Manschaft”.
Pavarësisht se për këdo nga tifozat francezë situata brenda përfaqësueses së tyre mund të duket disi “e nxehtë”, “bomberi”, Olivier ZHiru ka “ç’dramatizuar” situatën, teksa u shpreh se më mirë që humbën tani se në qershor, kur të fillojë edhe Kampionati European. Në krahun tjetër edhe Mbape mendon si Zhiru, me “yllin” e Gjelave”, i cili u shpreh se asgjë nuk ka rëndë para fitores së “Euro 2024”.
“Ideja mbetet e njëjtë, që është të fitojmë Kampionatin Evropian. Unë mendoj se nuk është e vështirë ta bësh këtë sepse të gjithë kanë të njëjtin qëllim. Ne kemi një grup të veçantë, të bashkuar, jemi shumë të lumtur dhe duam të bëjmë edhe më shumë duke fituar trofe”, tha mes tjerash ish-kampioni i botës me Francën, në vitin 2018 dhe nënkampioni aktual, Kilian Mbape.