Mbape: Jemi gati për versionin më të mirë të Italisë
Në konferencën për shtyp përkrah trajnerit të Francës, Didier Deshamp, para ndeshjes kundër Italisë së Spalletit, i pranishëm ishte Kilian Mbape.
Si e konsideroni këtë Ligë të Kombeve?
Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se kombëtarja franceze. Tashmë e kemi fituar këtë kompeticion dhe nuk ka pasur asnjë reagim të jashtëzakonshëm. Në vend të kësaj, kur e humbëm, dukej se ishte fundi i botës… Është e rëndësishme ta nisim këtë kompeticion me këmbën e djathtë, ta fitojmë ndeshjen.
Çfarë mendoni për këtë Itali? A keni folur tashmë me ish-partnerin tuaj Xhixhio Donaruma?
Jo, do të flas me të sonte. Italia nuk luajti mirë, por as ne luajtëm mirë në Europianin e fundit. Sidoqoftë, Italia mbetet gjithmonë një nga kombëtaret më të mira dhe Francë-Itali mbetet gjithmonë një nga ndeshjet më të ndjekura. Ata kanë lojtarë me cilësi të madhe, ndaj po përgatitemi për versionin më të mirë të Italisë. Pra, do të përpiqemi të shfaqim versionin tonë më të mirë.