Mbape kërkon shtëpi në Madrid, gazetari zbulon gjithçka

Ramon Alvarez de Mon ndjek nga afër situatën aktuale rreth Kilian Mbappe. “YouTuberi” tregoi se si ka qenë marrëdhënia mes Real Madridit dhe Kilian Mbappe, që kur ky i fundit rinovoi vitin e kaluar me Paris Sen Zhermeni.

“Mbape ndihet shumë mirënjohës për Florentinon dhe rrethimi i tij tashmë po planifikon jetën e tij në Madrid”, shpjegoi Ramon Alvarez de Mon në videon e fundit të ngarkuar në kanalin e tij në “YouTube”.

Me sa duket, siç shpjegon De Mon, futbollisti e ka pranuar se ka gabuar menjëherë pas rinovimit, ndaj dhe data e nënshkrimit të letrës në të cilën ai hoqi dorë nga rinovimi deri në vitin 2025, mbante datën korrik 2022. Futbollisti nga ana e tij nuk mund të thuhet se ka treguar shumë dashuri për PSZH-në muajt e fundit. Sipas De Mon, Florentino Perez dhe Real Madrid kanë qenë në kontakt prej muajsh, duke treguar se dëshira e futbollistit ishte të ndryshonte peizazh dhe ta bënte këtë në drejtim të Real Madridit.

Kështu po shkakton lëvizje në PSZH që, duke pasur parasysh idenë për të parë Mbapen të largohet falas në 2024, ai do të duhej të bënte një lëvizje këtë verë për të marrë para për largimin e tij.

Ramon Alvarez shton se lojtari dhe rrethi i tij tashmë janë në kërkim të një shtëpie në Madrid, dhe i kanë ofruar dy zonat e famshme (La Moraleja dhe La Finca), diçka që nxjerr në pah faktin se mund të jemi disa ditë larg nga konfirmimi i nënshkrimit të Kilian Mbape-s.

LEXO EDHE:

Back to top button