Mbape: Më vjen keq që humba penalltinë

Ylli i Francës, Kilian Mbape ndoshta ishte shkaktari i eliminimit të Francës nga Zvicra. Mbappe dështoi të shënonte nga penalltia dhe Franca u eliminua nga “Euro 2020”. Pas ndeshjes, francezi kërkoi falje pas penalltisë së humbur, derisa i falënderoi tifozët për mbështetjen.
“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por e humba. Për t’u qetësuar do jetë e vështirë, por fatkeqësisht ky është sporti. Tifozët do jenë zhgënjyes, por edhe do t’i falënderoja për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te na”, deklaroi Mbape.
Ndërkohë, Federata e Francës tani është duke shikuar mundësinë e shkarkimit të Didier Deshamp dhe zëvendësimin me Zinedin Zidanin.