Fillon takimi mes përfaqësuesve të Qeverisë, LSDM-së dhe ASH-AAA për ligjin e shtetësisë

Ka filluar në Kuvend takimi i perfaqësuesve te qeverise dhe të LSDM-së nga dhe të ASH-AAA-së për ligjin e shtetësisë dhe në këtë mënyrë të bëhet i mundur edhe zhbllokimi i Kuvendit.
https://www.youtube.com/watch?v=BEI1yKl6EyM
Kujtojmë se Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar prej javësh për shkak të këtij ligji dhe amendamenteve të paraqitura nga opozita shqiptare.
Në takim marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Drejtësisë Mariçiq dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
Kurse nga opozita shqiptare marrin pjesë koordinatori i grupit të ASH-AAA-së, Skënder Rexhepi dhe deputetja e Alencës për Shqiptarët, Ilire Dauti. Parti të tjera nuk marrin pjesë në këtë takim.
Në këtë takim nuk do të marrin pjesë koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.