“Mbetet objektivi kryesor që të sjellin titullin në shtëpi”

Këtë fundjavë rikthehet Botërori i Formula 1, ku në pistën e Melburn do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë.
Të gjithë presin me padurim të shohin se si do të shkojnë gjërat, veçanërisht te Ferrari, një makinë me shumë risi këtë sezon. Piloti monegask Sharll Leklerk u shpreh optimist.
“Objektivi përfundimtar mbetet të sjellim titullin në shtëpi. Nuk kam asnjë dyshim për pritshmëritë tona. Sezoni i kaluar tregoi se mund t’ia dalim mbanë dhe se duhet ta nisim që në fillim me këmbën e mbarë për të mos humbur pikë. Testet dhanë një panoramë por do të jetë gara ajo që do të tregojë realisht se ku janë makinat. Mendoj se jemi shumë pranë njëri-tjetrit, ndaj duhet kujdes që të përfitojmë nga çdo mundësi. U premtuam diçka atyre tifozëve ne Milano dhe duam ta mbajmë fjalën”, tha Leklerk.