Mbi 1.8 milion votues në Listën Zgjedhore

Mbi 1.8 milion votues në Listën Zgjedhore

Gazetare: Fatlume Dervishi

Gjithsej 1 814 317 votues janë në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të ditës së sotme në 3480 vendvotime. Qytetarët që duan të votojnë duhet të paraqiten në vendin e votimit me dokument të vlefshëm identifikimi ose dokument identifikimi të skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 dhe më vonë. Përveç identifikimit me dokument personal, qytetarët duhet të kalojnë edhe filtrin e identifikimit të dyfishtë, me aparatet biometrike për shenjat e gishtave.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rikujtoi një ditë më parë se fletëvotim i vlefshëm do të jetë vetëm ai në të cilin është rrethuar numri rendor i kandidatit për të cilin zgjedhësi është përcaktuar dhe fletëvotimi të paloset përpara se të hidhet në kuti. Votimi duhet të jetë i fshehur.

Në garë janë shtatë kandidatë. Dy kandidatët me më shumë vota në rrethin e parë, do të kalojnë në votimin e rrethit të dytë. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj.

Që të zgjidhet presidenti, në votime duhet të dalin të paktën 40% e personave të regjistruar në listën zgjedhore.

Ndërkohë, një ditë më parë votoi diaspora, të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit. Votat e tyre do të bashkohet me votat e tjera varësisht vendvotimit dhe do të numërohen pas mbylljes së vendvotimeve sot.

Zgjedhjet e dyfishta i kushtojnë vendit 17 milion euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button