Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi i vitit që lamë, kur edhe u paraqitën rastet e para pozitive me koronavirus, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 75 mijë e 380. Gjatë kësaj periudhe në Kosovë 1 mijë e 682 qytetarë nuk munden t’i mbijetojnë këtij virusi vdekjeprurës. COVID-19 të enjten i mori jetën edhe një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë, të cilin rast e konfirmoi për KosovaPress, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Ndërkohë që në Kosovë janë 10 mijë e 318 raste aktive me Covid-19.
Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 IKShPK sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19 në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virus.
Ndërkohë që sot kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), pas të cilit takim u tha se do të jenë në fuqi masat e njëjta antiCOVID-19.