Mbi 100 delfinë të ngordhur mes nxehtësisë ekstreme në Amazon
Mbi 100 delfinë të ngordhur mes nxehtësisë ekstreme në Amazon
Më shumë se 100 delfinë të ngordhur të ujërave të ëmbla janë gjetur në Amazonën braziliane si pasojë e valës së të nxehtit që përfshiu rajonin.
“Kufomat u zbuluan javën e kaluar në ujërat e Lago Tefé, rreth 520 kilometra në perëndim të qytetit të Manaus”, raportoi Instituti për Zhvillimin e Qëndrueshëm Mamirauá.
Shumë lumenj në rajonin e Amazonës mbajnë shumë më pak ujë se mesatarja e viteve të fundit.
Sezoni normal i thatë aktualisht është përkeqësuar nga fenomeni klimatik “El Niño”.
“Delfinët e lumenjve të Amazonës janë të ekspozuar ndaj shumë streseve, si efektet e hidrocentraleve, ndotja me merkur dhe konfliktet me njerëzit”, tha Mariana Paschoalini Frias nga organizata mjedisore WWF.
“Delfinët e ujërave të ëmbla tani janë të prekur më drejtpërdrejt nga pasojat e ndryshimeve klimatike”, shtoi Frias.








