Mbi 100 mijë vaksina Pfizer arrijnë në Kosovë

Edhe 100 mijë e 620 vaksina Pfizer kanë arritur sot në Kosovë, falë Aleancës Gavi të COVAX në Republikën e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.

“Sot kanë arritur 100, 620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX. Që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza që morëm dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu shton se pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende.

“Në ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë masat e mëposhtme të parandalimit – mbajtjen e maskave, distancën fizike dhe higjienën e mirë për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të kontribuar në parandalimin e humbjeve të jetës dhe komplikimeve serioze të  shëndetit të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button