Mbi 100 milionë amerikanë paralajmërohen për temperatura tepër të larta

Mbi 100 milionë amerikanë paralajmërohen për temperatura tepër të larta

Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara po përballen me paralajmërime për temperatura tepër të larta të dielën. Qytetet në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara që po përgatiten për temperatura rekord pasi vala e nxehtësisë, që krijon kushte të rrezikshme për njerëzit ka filluar të përhapet edhe në pjesën perëndimore të vendit.

Baltimore dhe Filadelfia parashikohet të arrijnë rekordet e tyre prej 38 gradë Celsius të dielën, ndërsa temperaturat pritet të rriten deri në rreth 36 gradë celsius në shtete si Ajdëho, Montana dhe Uajoming, duke arritur deri në 5 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nxehtësia ekstreme do të zhvendoset më pas në Nebraska dhe Kanzas të hënën, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Zyrtarët po paralajmërojnë për kushte të rrezikshme në rajonin e Filadelfias, ku niveli i lartë i lagështisë në ajër mund të rrisë indeksin e nxehtësisë në mbi 41 gradë Celsius, duke e bërë atë të ndjehet edhe më e nxehtë se temperatura aktuale.

Temperaturat janë ulur në Ohajo dhe Nju England, por vala e të nxehtit vazhdon të shtrihet nga Virxhinia deri në Nju Jork.

Ndryshimi klimës po nxit valë të rrezikshme të të nxehtit në të gjithë hemisferën veriore këtë javë dhe do të vazhdojë të sjellë mot të rrezikshëm për dekadat në vijim, sipas studimeve.

Nxehtësia ekstreme dyshohet se ka shkaktuar qindra vdekje në të gjithë Azinë dhe Evropën, duke përfshirë qytete në katër kontinente. Më shumë se një mijë besimtarë myslimanë kanë vdekur gjatë Haxhit, pelegrinazhi vjetor në Mekë të Arabisë Saudite, mes temperaturave të larta këtë vit./VOA

LEXO EDHE:

Back to top button