Mbi 1100 pacientë me COVID të shtruar në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) tha më 29 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.237 pacientë, ku 1.139 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.
Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19. Numri më i madh i tyre, përkatësisht 120 pacientë, po marrin trajtim në Klinikën Infektive.