Mbi 15 mijë nxënës që përfunduan arsimin fillor, nga sot nisin regjistrimet nëpër shkollat e mesme
Mbi 15 mijë nxënës që përfunduan arsimin fillor, nga sot nisin regjistrimet nëpër shkollat e mesme

Gazetar: Avni Tahiri
Për mbi 15 mijë nxënës që përfunduan arsimin fillor, nga sot nisin regjistrimet nëpër shkollat e mesme i cili do të zgjasë deri më 17 qershor. Edhe pse i gjithë procesi i regjistrimit është në mënyrë online dhe nuk duhet që nxënësit të presin radhe për të dorëzuar fletë aplikim, përsëri sfide mbetet ueb faqja e ngarkuar për të plotësuar aplikimin.
”Një problematikë që e kemi është që kur regjistrohen në të njëjtën kohë shumë nxënës ndodhë që të bjerë e gjithë web faqja pra në këtë aspekt duhet të investohet më shumë që të bëhen më të sofistikuar ato portale që për këto nxënës ku këtë vit janë rreth 15 mijë nxënës të rinj që regjistrohen në shkolla të mesme, pra për këto nxënës të mundët që portali t’i përmban dhe të jetë në gjendje t’i pranon 15 mijë informata të reja”, tha Berin Muhamed – Kryetar i unionit të nxënësve të shkollave të mesme.
Sipas Kryetarit të unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Berin Muhamed, edhe këtë vit, numri i nxënësve që regjistrohen në shkolla të mesme profesionale është në rritje.
“Vitin e kaluar prej afër 15, 500 nxënësve që u regjistruan neper shkolla të mesme, afër 13 mijë u regjistruan në shkolla profesionale ndërsa tjerët neper gjimnazet e përgjithshme dhe kjo e tregon interesimin e nxënësve që prej në moshë të re që janë në gjendje të vendosin se çfarë duan të arrijnë me karrierën e tyre dhe fokusohen të shkojnë neper shkolla profesionale dhe nga aty te drejtohen ose në tregun e punës ose në shkollimin e lartë”, shtoi Berin Muhamed – Kryetar i unionit të nxënësve të shkollave të mesme.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton nxënësit se regjistrimi i nxënësve në vit të parë në shkollat e mesme është elektronik dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre personale të përdoruesit në schools.mk.
Afati i parë i regjistrimeve do të zgjsë deri më 17 qershor, ndërsa afati i dytë është më 30 qershor. Rang listat përfundimtare pas dy paraqitjeve, shkollat do t’i shpallin më 2 korrik. /Alsat.mk