Mbi 20 milionë raste me COVID-19 në Europë

Më shumë se 20 milionë raste të reja me COVID-19 u regjistruan zyrtarisht në Europë, që prej shfaqjes së virusit në kontinent në fillim të vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare.

Pesëdhjetë e dy vende të rajonin përbëjnë zonën më të prekur në botë për nga numri i rasteve, para SHBA-së dhe Kanadasë me 15,4 milionë raste dhe Amerikës Latine me 13,6 milionë raste.

Në total më shumë se 67 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar në botë që prej fillimit të pandemisë.

Këto shtatë ditët e fundit, rajoni ka regjistruar rreth 40% të të gjitha rasteve të reja të regjistruara në botë, por progresi i virusit duket se është stabilizuar, me një rënie prej 2% në raport me një javë më parë.

Rreth 236 000 raste ditore janë regjistruar në këto shtatë ditët e fundit në rajon.

LEXO EDHE:

Back to top button