Mbi 20 të arrestuar, Policia: Atentati në Stamboll, përgjegjësi e terroristëve kurdë

Mbi 20 të arrestuar, Policia: Atentati në Stamboll, përgjegjësi e terroristëve kurdë

Policia turke ka publikuar videon e arrestimit të një gruaje që thuhet se ka pranuar përgjegjësinë e atentatit të së dielës në Stamboll.

Autoritetet e identifikuan atë si Alham Albashir, një shtetase siriane që sipas policisë ka lidhje me militantët kurdë.

Të paktën 6 persona u vranë dhe rreth 80 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të ndodhur në sheshin Taksim.

Lidhur me episodin e rëndë janë arrestuar edhe mbi 20 persona të tjerë. Duke vizituar vendin e ngjarjes, kryebashkiaku i Stambollit u bashkua me qytetarët për të bërë homazhe.

“Ne do të veprojmë në përputhje me përgjegjësinë tonë ndaj Stambollit dhe do të mirëpresim të gjithë turistët, mysafirët dhe natyrisht banorët e qytetit tonë në një ambient më të sigurt se ai që ishte dje. Askush të mos e vërë në dyshim këtë”, tha ai.

Shpërthimi i së dielës i kujtoi Turqisë sulmet e dhunshme të ndodhura në Stamboll dhe qytete të tjera mes viteve 2015-2017. Asokohe autoritetet fajësuan Shtetin Islamik dhe ekstremistët kurdë./eruronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button