Mbi 200 viktima dhe 14.205 raste të reja me koronavirus në Turqi

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 14.205 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.806 pacientë simptomatikë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.14 milionë.

Numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 19.878, përfshirë 254 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu.

Autoritetet shëndetësore raportuan 21.196 pacientë të tjerë të shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka arritur në 2.01 milionë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në mbarë vendin janë kryer mbi 23.77 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 172.113 tese të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 4.309.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve dhe pacientëve në gjende të rëndë vazhdon të shënojë rënie.

Sipas ministrit Koca, Turqia ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë Pfizer dhe BioNTech për sigurimin e mbi 30 milionë dozave të vaksinës kundër pandemisë COVID-19, si dhe 3 milionë doza nga vaksina kineze Sinovac që pritet të arrijë në vend më 28 dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button