Mbi 20,600 të vdekur nga tërmetet e fuqishme në Turqi

Mbi 20,600 të vdekur nga tërmetet e fuqishme në Turqi

Të paktën 20,665 njerëz u vranë dhe 80,088 të tjerë u plagosën nga dy tërmete të forta që tronditën Turqinë jugore të hënën, kanë thënë në Agjencinë për fatkeqësitë.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

Më shumë se 166,000 personel kërkimi dhe shpëtimi po punojnë aktualisht në terren, sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

“Pothuajse 92,700 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani, tha AFAD.

Parlamenti turk miratoi të enjten një gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës.

Vendi po mban gjithashtu shtatë ditë zie kombëtare pas katastrofës.

Ngushëllimet kanë ardhur nga e gjithë bota duke shprehur solidaritet me Turqinë, derisa shumë vende po dërgojnë ekipe shpëtimi dhe ndihmë. (AA)

LEXO EDHE:

Back to top button