Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) më së shumti raste aktive me koronavirus janë në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet janë 642 raste aktive me COVID-19, e pasur me Komunën e Prizrenit me 315 raste aktive.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 3 raste të vdekjes dhe 23 raste të reja me COVID-19.