Mbi 35 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Mbi 35 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Të paktën 35,091 palestinezë janë vrarë dhe 78,827 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Ministria shtoi se 57 persona u vranë dhe 82 u plagosën në periudhën e fundit të raportimit 24-orësh, shkruan Al Jazeera.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha se trupat janë duke luftuar në të gjitha pjesën e Gazës, “në pjesët ku nuk kemi kryer operacione ende, dhe në pjesët ku kemi kryer”.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë ka nisur shtatë muaj më parë, kur pjesëtarët e këtij grupi kryen sulme befasuese në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë.