Mbi 36 milion të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Numri i personave të rikuperuar nga Covid-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milion. Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 36.011.650 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin. Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.957.206), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (6.533.916), Brazili (5.064.344), Rusia (1.335.141), Argjentina (1.062.911) dhe Kolumbia (1.047.017).

Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut, numri i të shëruarve sipas statistikave të ditës së djeshmeka arritur në 24.229. Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 51 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 268 mijë të vdekur.

 

LEXO EDHE:

Back to top button