Mbi 48 milion të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Që nga fillimi i pandemisë në botë nga COVID-19 janë shëruar 48.019.261 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi COVID-19 që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 69.262.546 raste me koronavirus.

Si pasojë e infektimit me koronavirus në botë kanë humbur jetën 1.576.186 persona ndërsa rastet aktive arrijnë shifrën afër 19.66 milion, transmeton Anadolu.

Më së shumti persona të shëruar janë në Indi në të cilën u shëruan 9.25 milionë pacientë. Në SHBA janë shëruar 9.22 milionë ndërsa në Brazil 5.9 milionë persona.

Koronavirusi në fund të vitit të kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të këtij viti shpalli pandemi globale të COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button